Konektor MCP

Puno me Revion,
drejt e nga Claude.

Shtoje Revion si konektor te Claude dhe pyet me fjalë të thjeshta: kërko regjistrin e bizneseve, përgatit mesazhe, menaxho listime e oferta. Pa eksporte, pa kopjim, pa kod.

Fillo falas Rezervo një demo
Shto konektor
https://revio.al/mcp/revio
Revio kërkon leje të
Lexojë bizneset, listimet dhe ofertat e tua
Krijojë e ndryshojë listime, oferta dhe shënime
Dërgojë email e WhatsApp në emrin tënd
Anulo Lejo

Si funksionon

Tri hapa.
Asnjë rresht kod.

Konektori përdor MCP, standardin e hapur me të cilin Claude lidhet me sisteme të jashtme. Ti ngjit vetëm adresën — pjesën tjetër e bën Revio.

1. Ngjit adresën

Te Claude, shto një konektor të personalizuar dhe ngjit adresën e Revios. Asgjë tjetër për të konfiguruar — pa çelësa, pa token-a.

2. Hyr dhe apro

Hyn me llogarinë tënde të Revios dhe zgjedh çfarë lejesh i jep. Konektori punon si ti — sheh vetëm atë që sheh dhe llogaria jote.

3. Pyet me fjalë

"Gjej kompanitë e teknologjisë në Tiranë me email" ose "përgatit një prezantim për këto pesë". Claude punon me të dhënat e tua reale.

Në bisedë

Kërko, përgatit, vepro —
pa dalë nga biseda.

I njëjti akses që ke te paneli, por i shkruar me fjalë. Claude i gjen vetë filtrat, sektorët dhe qytetet.

Gjej kompanitë e teknologjisë në Tiranë me 11–50 punonjës që kanë email, dhe më thuaj cilat s'i kemi kontaktuar akoma.
Teknologji Tiranë 11–50 punonjës
Gjeta 1,284 biznese që përputhen, 412 me email. Nga këto, 87 nuk kanë asnjë kontakt të regjistruar. Dëshiron t'i shoh një nga një apo të përgatis një email prezantimi?
Përgatit emailin, por mos e dërgo — dua ta lexoj i pari.
Përgatiti 87 email-e nga shablloni "Prezantim" — asnjë i dërguar.

Kërko regjistrin

Mbi 300 mijë biznese, të filtrueshme sipas sektorit, kategorisë, kodit NACE dhe zinxhirit qark → rreth → bashki → zonë.

Përgatit mesazhe

Email dhe WhatsApp nga shabllonet e tua, me variablat e plotësuara. E lexon tekstin e saktë para se të nisë gjë.

Menaxho tregun

Krijo e përditëso kërkesa, oferta, produkte, shënime dhe etiketa — pa hapur panelin.

Konverto në lead-e

Kalo bizneset e gjetura te CRM-ja si lead-e. Ato të konvertuara më parë kapërcehen vetë sipas NIPT-it.

Kontrolli

Ti vendos
sa larg shkon.

Konektori nuk merr më shumë se ç'i jep. Dhe dërgimet — të vetmet që kushtojnë — rrinë të fikura derisa t'i ndezësh vetë.

Leje që i zgjedh ti

Në ekranin e aprovimit ndan leximin nga shkrimi dhe nga dërgimi. Një konektor vetëm-lexim s'i sheh fare mjetet që shkruajnë.

Dërgimet, të fikura

Email-et dhe WhatsApp-i nuk nisen derisa t'i lejosh nga cilësimet, dhe kanë një kufi ditor marrësish që e cakton ti.

Regjistri, vetëm lexim

Të dhënat e QKB-së i përdorin të gjithë abonentët, ndaj asnjë konektor nuk mund t'i ndryshojë. Lexohen, nuk preken.

Vetëm të dhënat e tua

Konektori punon brenda llogarisë dhe abonimit tënd. Të dhënat e abonentëve të tjerë nuk janë të arritshme, kurrë.

Revio, aty ku tashmë
po punon.

Lidhe në një minutë dhe pyet gjënë e parë. Fillo falas.